DSC_6387 copy

Shtypshkronja

timeline_pre_loader

Shtypi digjital

DSC_6507 copy

Shtypi i sasive të vogla meriton vëmendjen e njëjtë si sasitë e mëdha. Në ArbëriaDesign këtë lloj problemesh e zgjedhim me anë të shtypit cilësor digjital. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për kartë-vizita (letër e trashë 300gr/m2) apo fletëpalosje (letër e hollë 115 gr/m2), këto lloj shërbimesh i kryejmë me shpejtësi me anë të shtypit digjital deri në formatin B3 (500mm x 350mm) pavarësisht sasisë,edhe nga 1 kopje të vetme, por sërish me kosto shumë të lirë.

Shtypi në format të madh

Departamenti i shtypit në format të madh, mundëson shtypin në formate të mëdha deri më 4,8m në gjerësi dhe gjatësi të papërcaktuar në media të ndryshme siç janë shirita plastmase vetëngjitëse, vizion të njëanshëm, PVC media mushama (ceradë) etj., me ngjyra EcoSolvent apo UV.

Sitë dhe Tampon

Në këtë departament jemi të gatshëm të shtypim në sipërfaqe të ngurta dhe të buta në një dhe më shumë ngjyra. Materialet që më së shumti shtypen në këtë teknikë janë: Tekstili (kanotiere, flamuj dhe materiale të tjera të tekstilit), sipërfaqet e plastmasës siç janë: stilografët, shkrepëset etj…

Shtypi Offset

Të përkushtuar për të përmbushur kërkesat e klientit, idetë e dizajnuesve dhe gjithnjë duke pasur në mënd shpejtësinë e realizimit të porosive, departamenti ynë i shtypit është i pajisur me makineri moderne të shtypit nga formatet A3 (420mm x 297mm) njëngjyrëshe, përmes B3 (500mm x 350mm) dhe B2 (700mm x 500mm) deri në B1 (1000mm x 700mm) katër-ngjyrësh. Ne në ArbëriaDesign i kushtojmë rëndësi të veçantë kontrollit të cilësisë së shtypit. Na implementojmë ISO 9001:XX standard. Kontrolli i cilësisë së shtypit përfshin disa pika të matjes: monitor të kalibruar për parapërgatitje për shtyp, matje të lastrave (pllakave) termale të zhvilluara me anë të densitometrit si dhe matja me densitometër e tabakëve të shtypur me CTCP kontroll.

Përpunimi pas shtypit

ArbëriaDesign është një nga shtypshkronjat më të pajisura në Republikën e Maqedonisë për shërbimet e përpunimit të materialeve pas shtypit. Me dy punëtoritë, njëra në Tetovë dhe tjetra në Shkup, ne jemi të profesionalizuar jo vetëm në shtypin e materialeve, por edhe në përpunimin e passhtypit, që njëherit është edhe preokupimi ynë më i madh.
timeline_pre_loader

Lidhje e fortë

Lidhja e fortë është një nga specialitetet tona. Ne jemi në gjende të prodhojmë lidhje të fortë me finesa të detajuara. Në kombinim me eko-lëkurë, plastmasë, shtyp + laminacion, sfungjer et. Shtypi i artë (shtypi me nxehje) gjithashtu është i mundshëm si pjesë e prodhimit të lidhjes së fortë.

Lidhje e butë

Ngjitja e kopertina të librave, të plastifikuara, gjithashtu është pjesë e ofertës sonë të shërbimeve.

Lidhje me tel