Të dashur kolegë, bashkëpunëtorë, klientë dhe miq

ArbëriaDesign është rezultat i punës së shkëlqyer ekipore të të gjithë të punësuarve tanë, klientëve si dhe të shoqërisë të cilës i përkasim. Pa përkrahjen e këtyre tre elementëve, ne nuk do të ishim ata që jemi sot! Ndaj, unë ndjehem shumë krenar që jam në vendin drejtues të këtij unioni të mrekullueshëm. Së bashku me të gjithë këta burra dhe gra, unë do të qëndroj stoik për zhvillimin e vazhdueshëm të njësive tona, shpresoj se do të ngadhënjejmë dhe do ta dërgojmë ArbëriaDesign në tregun e Unionit Evropian, vendin që është edhe pikësynimi ynë.

Drejtori gjeneral

Historiku

ArbëriaDesign është themeluar në vitin 1993 nga z. Hasim Hamzai, fillimisht si shtypshkronjë e vogël lokale në Tetovë. Asokohe, kapaciteti i shtypshkronjës ishte i mjaftueshëm për të kënaqur nevojat për shërbime grafike të firmave lokale të cilat edhe vetë ishin në fillimet e tyre. Duke ndjekur trendët dhe gjithnjë duke pasur në mendje se kompani konkurruese janë vetëm ato kompani të cilat gjithnjë janë një hap para kompanive tjera, në vitin 1995 ArbëriaDesign hapi edhe degën e dizajnit, konkretisht hapi studion vetanake për dizajn grafik duke punësuar disa dizajnues grafik. Ky veprim rezultoi si ide e mirë, veçanërisht në vitin 1998 kur ArbëriaDesign nënshkroi kontratë me Bundeswehr-in gjerman) të stacionuar në Tetovë si pjesë e NATO-së misionit në Ballkan) për dizajn dhe shtyp të revistës ushtarake javore Maz& More. Sot, ArbëriaDesign është zhvilluar në një nga kompanitë më të mëdha në Republikën e Maqedonisë në fushën e grafikës dhe shërbimeve të grafikës. Operon me disa njësi të cilat ofrojnë shumëllojshmëri shërbimesh nga lëmitë e dizajnit, grafikës, marketingut, reklamimit të jashtëm e të brendshëm etj.