DSC_6607

Reklamat Ndriçuese dhe Pllaketa

Reklamat ndriçuese

Së bashku me njësinë tonë të shtypit në format të madh, na kemi zhvilluar një njësi speciale për prodhimin dhe montimin e 2D reklamave dhe materialit promovues.

Poashtu ne ofrojmë zgjidhje të tërësishme për 3D reklama ndriçuese. Prodhim unikat me dritë neoni apo LED në forma sipas dëshirës nga materialet polikarbonat, alumin, pleksiglas etj.

Distinktivët

Distinktivët janë një njësi e veçantë në ArbëriaDesign. Në këtë njësi na prodhojmë dinstinktivë me dizajn sipas kërkesës me anë të shkrirjes së metalit.

Pllaketat dhe dekoratat

Përpos dinstinktivëve, prodhime shumë të kërkuara janë edhe pllaketat dhe mirënjohjet. Kombinimet e drurit, metalit dhe materialeve të tjera bëjnë që pllaketat e prodhuara tek na të ngelin si shenjë e bukur kujtimi.